6.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025” me Akademi Shkencore dhe aktivitete kulturore

Dioqeza Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Argjipeshkvinë e Tivarit ka ftuar besimtarë, studiues dhe artdashës në edicionin e radhës të “Ditëve të Bogdanit 2025”, që do të mbahen të shtunën në Qendrën BogdaniPolis në Prishtinë.

Këtë vit, ngjarja do t’i kushtohet 100-vjetorit të lindjes së Dom Simon Filipajt, njërit ndër figurat më të shquara të kulturës shqiptare, i njohur si përkthyesi i Biblës në gjuhën shqipe.

Programi i Ditës së Bogdanit 2025

Ngjarjet do të nisin në ora 16:00 me një Akademi Shkencore, ku ligjërues të njohur do të trajtojnë dimensione të ndryshme të jetës dhe veprës së Dom Simon Filipajt. Ndër ta përfshihen:
Imzot Zef Gashi – Njohja dhe bashkëpunimi shumëvjeçar me Dom Simon Filipajn
Dom Lush Gjergji – Botimet biblike dhe liturgjike nën kujdesin e tij
Dom Simo Luliq – Zgjedhja e disa fjalëve të rralla në procesin e përkthimit
Dom Kolë Dedaj – Poezia hebraike në përkthimet e tij dhe në Shkollën Biblike
Evalda Paci – Analizë mbi tekstet biblike të Filipajt
Ndue Ukaj – Bibla dhe letersia shqipe

Në ora 18:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, do të mbahet Mesha e Shenjtë, e drejtuar nga Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv në pension i Tivarit.

Aktivitetet do të vijojnë në ora 19:00 me një tjetër Akademi Shkencore, ku do të mbahen fjalë përshëndetëse nga autoritetet dhe do të zhvillohet Lectio Magistralis nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili do të flasë mbi figurën e Dom Simon Filipajt si meshtari që “i foli Zotit shqip”.

Pjesë e mbrëmjes do të jenë edhe pika muzikore me vepra të Frédéric Chopin, Giulio Caccini (“Ave Maria”), si edhe interpretimet e korit të Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

Mbrëmja do të përmbyllet në ora 20:00 me një koktej në “Agorà”.

Dom Simon Filipaj – një jetë në shërbim të Fjalës së Zotit

Dom Simon Filipaj mbetet një ndër figurat qendrore të botimeve kishtare shqiptare, falë angazhimit të tij dekada të tëra në përkthimin dhe redaktimin e teksteve biblike. Përkthimi i Biblës në shqip konsiderohet një vepër monumentale, që bashkoi përpjekje shkencore, gjuhësore dhe shpirtërore.

Ngjarja “Ditët e Bogdanit” vazhdon traditën vjetore të nderimit të kulturës, dijes dhe historisë katolike shqiptare, duke e shndërruar Prishtinën në një qendër të reflektimit intelektual dhe shpirtëror./KultPlus.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

PDK-ja në Rahovec arrin marrëveshje me AAK-në, Cana jep detaje: Tri drejtori…

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Rahovec ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje politike për qeverisje lokale me AAK’në atje, ku kryetar do...

Bashkimi përballë GO+ Pejës në Kupën e Kosovës

Në shortin e hedhur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Bashkimi ka mësuar kundërshtarin e saj për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra...

Lajmet e Fundit