KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme disa zona në Prizren dhe Suharekë do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.
Ndërprerjet janë të domosdoshme për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e furnizimit me rrymë, si dhe për realizimin e punimeve të palëve të treta, raporton PrizrenPress.
Punime për sigurinë e sistemit – Therandë
Nga nënstacioni 110/10(20) kV Theranda do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Peqani (kodi: 32000007)
Nga ora 10:00 deri në 14:00
Zona që preken: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi “Destani” Peqan, N.T.P. “Kroni” Bllacë dhe pompat e benzinës “Bes Co.”
Arsyeja: Vendosja e ndarësit linjor, si pjesë e ndërprerjeve të domosdoshme për siguri.
Punime nga palët e treta
NS 110/35/10 kV Theranda
LP 10 kV J07 Theranda (kodi: 32000026)
Nga ora 09:00 deri 14:00
Rrugët që preken: “Brigada 123”, “Nëna Terezë”, “Ismail Qemali”, “Hajdin Berisha” dhe “Mulla Nura”.
Arsyeja: Realizimi i lidhësve të mufeve sipas pëlqimit elektro-energjetik.
TS 35/10 kV Prizreni IV
LP 10 kV J08 Bajram Curri (kodi: 30033008)
Nga ora 10:00 deri 14:00
Rrugët dhe bizneset që preken: “Kukësi”, “Xhevat Berisha”, “Sali Bytyqi”, “Mbreti Pleurat”, “Bajram Curri”, “Wiliam Walker”; bizneset “Afioni”, “Etem-Trade”, “EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton”, “Sharri Pllast”.
Arsyeja: Realizimi i hyrje/daljeve në TM 10(20) kV sipas pëlqimit elektro-energjetik.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
