9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Shënoi dy gola për Malishevën, mbrojtësi Arlind Veliu shpallet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 16-të të kampionatit. Fitues i këtij çmimi është mbrojtësi i Malishevës, Arlind Veliu, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 2:0 ndaj Drenicës.

Edhe pse mbrojtës, Veliu u bë vendimtar duke shënuar dy gola, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të rëndësishme në Superligë. Vlerësimi për të u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Veliu u shpreh i kënaqur për vlerësimin dhe kontributin e dhënë në fushë. Ai theksoi se skuadra, me trajnerin e ri, po përpiqet të përmirësojë lojën dhe të rikthehet në objektivat kryesore.

“Ambiciet tona janë tri vendet e para dhe dalja në Evropë. E dinim që ndeshja kundër Drenicës do të ishte e vështirë, por ia dolëm ta përgatisim mirë dhe të marrim fitore. Jam i lumtur që ndihmova me dy gola dhe falënderoj bashkëlojtarët për angazhimin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Lajmet e Fundit