7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Suharekë dhe pritet të sjellë spektakël në parket, raporton PrizrenPress.

Ish-kampioni Golden Eagle Ylli dhe kampioni aktual Trepça përballen në një duel që gjithmonë ka prodhuar basketboll cilësor dhe rivalitet të madh. Verdhezinjtë po kalojnë një sezon me luhatje, duke regjistruar tri fitore dhe shtatë humbje, por përballjet ndaj skuadrave të mëdha kanë qenë gjithmonë motiv shtesë për therandasit.

Në anën tjetër, Trepça vjen në këtë takim me bilanc më pozitiv, gjashtë fitore dhe tri humbje, duke u pozicionuar në pjesën e sipërme të tabelës. Mitrovicasit synojnë të vazhdojnë formën e mirë dhe të konfirmojnë ambiciet për mbrojtjen e titullit kampion.

Dueli në Therandë shihet si një nga ndeshjet më të forta të xhiros, pasi përveç pikëve, të dy skuadrat kërkojnë edhe epërsinë psikologjike në vazhdim të sezonit. Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe, duke e bërë këtë takim edhe më të zjarrtë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inspektohet kanalizimi në rrugën “Tahir Meha” në Prizren

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. kanë realizuar inspektimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Tahir Meha” në Prizren, në kuadër të intervenimeve të...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit