Rreth ngjarjes tragjike për Klan Kosova ka folur një dëshmitar.
Samir Shabani, tha se fillimisht dëgjoi disa britma.
“Ishim duke ndejtur në lokal, dëgjuam disa bërtima të komshinjve dhe u afruam të shohim ngjarjen, kur e pamë që shtëpia kishte filluar të kallet. Është ky restoranti “Fish House”, ata i shpëtuan, tre fëmijët dhe gruan. Pastaj, ne vrapuam, ata treguan që fëmijës së vegjël po i ndihej zëri, por për shkak të zjarrit nuk kishim mundësi të bënim diçka, pasi që flakët ishin të pashmangshme”, deklaroi ai për Klan Kosova.
“Zjarri filloi diku në ora 09:45, ashtu e morëm vesh ne. Bile, unë e theva derën kryesore, por nuk mund të hynim brenda për shkak se flakët e kishin kapluar shtëpinë. Shtëpia ishte e vjetër, me dru dhe kishim të pamundur të hyjmë brenda, pastaj erdhën zjarrfikësit por fatkeqësisht fëmija nuk u arrit të shpëtohej”, theksoi ai.
Nga ky rast i rëndë, lëndime morën edhe tre fëmijë të moshës, 4,6 dhe 10 vjeç të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit dhe janë në gjendje stabile.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
