6.2 C
Prizren
E martë, 6 Janar, 2026

Komuna e Dragashit prezanton investitorë nga Pakistani për bashkëpunim në bujqësi

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Dragashit do të organizojë të martën, më 06.01.2026, një takim informativ dhe debat të hapur me fermerë dhe qytetarë të interesuar, lidhur me mundësitë e investimeve në sektorin e bujqësisë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Takimi do të mbahet nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe organizohet në bashkëpunim me kompanitë “Count on Crops LLC Kosovo” dhe “Maymaar Engineering (Pvt) LTD” nga Pakistani.

“Qëllimi i këtij takimi është prezantimi i investitorëve nga Pakistani, të cilët janë të interesuar për investime në sektorin e bujqësisë, si dhe informimi i qytetarëve rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e kulturave bujqësore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Express Kredi nga BiCredit

Në këtë takim, qytetarët dhe fermerët që janë të interesuar për dhënien me qira të pronave private për qëllime bujqësore do të kenë mundësi të marrin pjesë në debat, të parashtrojnë pyetje dhe të njihen nga afër me kushtet e bashkëpunimit.

Në aktivitet do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe investitorë të interesuar për marrjen me qira të pronave private.
“Ftohen të gjithë fermerët dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë takim, i cili ka rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të Komunës së Dragashit”, theksohet më tej në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues...

Kryetari i Prizrenit paraqet raportin vjetor të punës para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar sot para qytetarëve raportin e punës dhe angazhimit ekipor për vitin 2025. “Në kuadër të këtij...

Lajmet e Fundit