-2.4 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Turbullira në burimet e ujit, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin ujin për pije në Prizren, Suharekë e Malishevë

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, cilësia e ujit të pijshëm ka pësuar përkeqësim në disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor”, ka paralajmëruar qytetarët të mos e përdorin ujin për konsum, por vetëm për nevoja sanitare derisa situata të normalizohet.

“Si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike të ditëve të fundit, në të tri njësitë operative të Kompanisë (Prizren, Suharekë dhe Malishevë) është evidentuar rritje e konsiderueshme e turbullirës në burimet e furnizimit me ujë të pijshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e furnizimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Në lidhje me gjendjen aktuale të furnizimit, kompania thekson se në Prizren ka përmirësim të gjendjes së cilësisë së ujit në burime, edhe pse turbullira ende nuk është brenda standardeve të lejuara.

“Gradualisht kemi filluar të lëshojmë ujin në rrjetin e furnizimit, por apelojmë që qytetarët të mos e përdorin për pije, vetëm për nevoja sanitare, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, burimi Sozi në Nashec të Prizrenit rezulton të jetë në gjendje të mirë si nga sasia, ashtu edhe nga cilësia.

“Konsumatoret e 14 fshatrave që furnizohen nga ky burim mund ta shfrytëzojnë ujin e pijes pa asnjë problem”, njofton “Hidroregjioni Jugor”.

Në Suharekë, furnizimi është kryesisht i stabilizuar, përveç fshatrave Studençan dhe Doberdelan. Kurse në Malishevë, edhe pse ka rënie të nivelit të ujërave, burimet vazhdojnë të jenë të ndotura, dhe kompania është duke bërë pastrimin e tyre.

Sipas kompanisë, Njësia Operative Dragash vazhdon të jetë stabile.

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton gjithashtu se për çdo zhvillim të ri, konsumatorët do të njoftohen me kohë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria zyrtarizon sulmuesin kryesor të Ligës së Parë

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sulmuesin nigerian, Theophilus Solomon (29), i njohur si një nga golashënuesit më të mirë të pjesës...

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Lajmet e Fundit