Me dënim deri në 5 vjet heqje lirie mund të përballen 140 komisionerët që ishin të angazhuar për numërimin e votave në Prizren.
Në këtë komunë, 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar.
Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257
Rreth 140 komisionerë që ishin të angazhuar gjatë numërimit të votave në Prizren, rrezikojnë dënimin me burgim nga një deri në pesë vjet.
Rinumërimi ka gjetur se 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar vetëm në këtë komunë.
Prokuroria Themelore nuk ka treguar se sa nga këta komisionerë janë intervistuar si pjesë e hetimeve që janë hapur të dielën.
“Çështja ndodhet në fazë të hershme të hetimeve. Për shkak të natyrës konfidenciale të procedurës, Prokuroria Themelore në Prizren nuk mund të japë detaje apo komente në këtë fazë”, tha Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula të hënën ka paralajmëruar intervistimin e të gjithë komisionerëve të qendrave ku nuk përputhen votat. Ajo ka paralajmëruar intervistimin edhe të kandidatëve për deputetë.
Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta të Komunës së Prizrenit, pasi nga një proces verifikues i dy kutive me fletëvotime, ka gjetur dallim prej 714 votash.
Të dielën përfundoi rinumërimi i të gjitha votave në Prizren dhe rezultatet shtynë prokurorinë të nisë hetimin.
Të gjithë këtyre komisionerëve, me vendim të KQZ-së, u është ndërprerë mandati. Në të njëjtën mbledhje u vendos edhe për rinumërim të plotë të të gjitha votave në nivel vendi.
Në Qendrën e Numërimit në Prizren ishin 28 tavolina, e në secilën nga to nga 5 komisionerë; një i Vetëvendosjes, një i PDK-së, një i LDK-së, një i AAK-së dhe i pesti nga radhët e komuniteteve.
Kandidatit të Partisë Demokratike, Fetah Paçarizi gjatë numërimit i ishin shtuar 6000 vota që nuk ia kanë dhënë qytetarët. E të gjithë kandidatëve të këtij subjekti, 19.225 vota.
20 kandidatëve të LDK-së u ishin shtuar 4.469 vota, 22 të LVV-së 3.120, 32 të AAK-së 1.179, kurse kandidatëve nga partitë e tjera 1.346.
Pos votave të shtuara, rinumërimi ka nxjerrë në pah se 16.366 vota u ishin hequr kandidatëve. Më i dëmtuari nga abuzimi është Uran Ismali i PDK-së me 763 vota.
Ditën e zgjedhjeve, në Prizren, në vendvotime të rregullta të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 71.385 qytetarë./Koha.net
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
