Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka mbajtur një takim me kuvendarët dhe drejtorët komunalë, ku janë diskutuar punët dhe përgjegjësitë që i presin institucionet komunale, si dhe prioritetet për zhvillimin e qytetit.
Sipas Selmanajt, fokusi i takimit ka qenë koordinimi institucional, vendimmarrja efikase dhe orientimi i politikave drejt interesit publik. Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit Komunal dhe drejtorive është thelbësor për realizimin e projekteve konkrete për qytetarët, raporton PrizrenPress.
“Takim me kuvendarët dhe drejtorët në Komunën e Prizrenit, ku diskutuam për punët dhe përgjegjësitë që na presin në Kuvend dhe për zhvillimin e qytetit të Prizrenit. U fokusuan prioritetet kryesore, koordinimi institucional dhe nevoja për vendimmarrje efikase në shërbim të interesit publik”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai ka shtuar se transparenca, përgjegjësia dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm institucional janë parakushte për qeverisje të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për punë të mira, qeverisje të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke vendosur gjithmonë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe interesin publik”, ka theksuar Selmanaj./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
