7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Djali i Nait Hasanit ndalohet për keqpërdorim të votave – Avokati jep detaje

Në mesin e 100 personave të ndaluar sot nga Prokuroria Themelore në Prizren, në lidhje me keqpërdorimet e votave për kandidatë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është  raportuar të ishte edhe Art Hasani, djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, i cili gjithashtu ka qenë kandidat në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Avokati mbrojtës i Hasanit, Anton Çupërjani, në një deklarim për Tëvë1 konfirmoi ndalimin e klientit të tij:

“Dyshohet për veprën penale të falsifikimit të votave. I njëjti më ka njoftuar dje se është njoftuar nga policia se sot do të paraqitet në stacion policor për një intervistim në lidhje me dyshimet. Sot bashkë me mua kemi shkuar në ora 08:00 dhe jemi paraqitur tek hetuesi i rastit,” tha avokati.

Ai shtoi se Hasani nuk është arrestuar, por me vullnet të lirë është paraqitur në stacion policor, ku më pas është njoftuar për ndalimin e tij. Avokati po ashtu tha se ende nuk kanë marrë vendimin përkohësor se a do të qëndrojë në stacion policor disa orë ose për 48 orë me vendim të prokurorisë.

Çupërjani theksoi gjithashtu se nuk ka prova që lidhin klientin e tij me falsifikimin e votave:

“Nuk jemi ballafaquar me asnjë provë që e lidh klientin tim me falsifikim të votave me çfarë po akuzohet. I njëjti ka qenë i angazhuar nga PDK-ja në cilësinë e kryesuesit në tavolinën ku është bërë numërimi, së bashku me 5 anëtarë të tjerë nga partitë politike si LDK, VV dhe të tjera,” shtoi avokati.

Ky rast është pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prizren mbi manipulimin e votave gjatë zgjedhjeve të fundit, ndërsa policia dhe prokuroria vazhdojnë intervistimet me të gjithë të përfshirët.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sulmohen policët në Prizren derisa po intervenonin në një rast të dhunës në familje

Policia e Kosovës (PK) njofton se disa zyrtarë policorë janë sulmuar në Polishtë të Prizrenit derisa po intervenonin në një rast të dhunës në...

Rezultati në Prizren: 80% e votave u manipuluan

Me organet e rendit do të kenë punë anëtarë të partive politike në Komisionet Komunale Zgjedhore të cilët po dyshohen se vodhën vota për...

Lajmet e Fundit