Ai këtë e ka quajtur një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, megjithatë ai ka përcjell edhe një apel.

“Mendoj që është një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por apeli im është që edhe drejtësia të jetë e kujdesshme, që asnjë person i pafajshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet dinjiteti i tij dhe të respektohen të gjitha të drejtat”, tha para gazetarëve Qelaj, që tregoi se aty shkoi sot për të monitoruar se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për një qasje mundësi të drejtë.

Ai tha se dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve,  është shumë i madh dhe hetimi duhet të shkojë deri në fund, por tha se gjithashtu duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë i të gjithë atyre që sot kanë hyrë me pranga në objektin e gjykatës, derisa nuk kanë një vendim të formës së prerë.

“Kërkesa ime është të respektohet prezumimi i pafajësisë, sepse secili person që sot është futur me pranga në këtë derë të gjykatës, derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë, është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë, por natyrisht që hetimi duhet të shkojë deri në fund, sepse dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve, natyrisht është shumë i madh”, deklaroi Avokati i Popullit./RTKlive/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren