11.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Policia nuk ndalet: Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

Gjatë kësaj jave, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjes, si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit të ngushtë me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, në një rast vjedhjeje është intervistuar i dyshuari E.B. nga Fushë-Kosova, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar tërësisht veprën penale.

“Hetuesit policor kanë intervistuar të dyshuarin E.B., i cili në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar tërësisht rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar dhe intervistuar edhe dy të dyshuar, O.S. dhe A.D., të cilët po ashtu kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

“Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, të dyshuarit O.S. dhe A.D. kanë pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë”, bën të ditur Policia.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, për të cilët hetimet janë duke vazhduar.

“Policia e Kosovës mbetet e vendosur dhe e palëkundur në luftën kundër krimit, duke punuar me profesionalizëm dhe përkushtim për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e kryesve të veprave penale”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se veprimet kundër vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

“Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë”, përfundon njoftimi i Policisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mesfushorin defensiv Anel Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic. Futbollisti 26-vjeçar nga Bosnja...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit