Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington DC.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook. Ai njoftoi se anëtarësimi u formalizua gjatë një takimi zyrtar në selinë e organizatës, ku mori pjesë edhe Ricki Garrett, Presidente dhe CEO e Sister Cities International, së bashku me stafin e saj, raporton PrizrenPress.

Sister Cities International, e themeluar në vitin 1956 nga Presidenti Dwight D. Eisenhower, promovon marrëdhënie ndërqytetare përmes shkëmbimeve kulturore, arsimore, tregtare dhe diplomatike, duke kontribuar në paqen dhe mirëkuptimin ndërkombëtar.
“Anëtarësimi i një qyteti, në këtë rast i Prizrenit, në Sister Cities International sjell një sërë përfitimesh për komunitetin dhe institucionet lokale. Këto janë disa nga përfitimet kryesore: zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, shkëmbime kulturore, shkëmbime arsimore dhe rinore, zhvillim ekonomik dhe tregtar, diplomaci qytetare dhe ndërtim paqeje, promovimi ndërkombëtar i qytetit, si dhe mbështetje dhe burime nga organizata”, deklaroi Totaj, në postimin e tij./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
