Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të dyshuar për përfshirje në manipulim të rezultateve zgjedhore.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se personat e thirrur po merren në pyetje lidhur me parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të numërimit të votave, ndërsa hetuesit po analizojnë edhe materiale zgjedhore, procesverbale dhe prova të tjera relevante.
Rasti po trajtohet në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet pritet të zgjerohen edhe me persona të tjerë, në varësi të gjetjeve të deritanishme.
Autoritetet kanë konfirmuar se procedurat do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Sinjali
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren