Sipas Udhëzimit Administrativ Nr.05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimioprofilaksë, vaksinimi rekomandohet në bazë të rrezikut epidemiologjik të vendit të destinacionit. Në varësi të destinacionit, mund të jenë të nevojshme vaksina kundër: Hepatitit B, etheve të Verdha (Yellow Fever), meningjitit (ACYW135), tifos abdominale dhe sëmundjeve të tjera sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR).

IKSHPK thekson se vaksinimi nuk është i njëjtë për çdo udhëtar dhe varet nga vendi dhe rreziku i ekspozimit. Qytetarëve u rekomandohet të konsultohen me profesionistë të shëndetësisë dhe të vaksinohen së paku 4 javë para udhëtimit, për të lejuar zhvillimin e imunitetit dhe, nëse është e nevojshme, për profilaksi shtesë.

Ky këshillim synon të sigurojë udhëtime të shëndetshme dhe të parandalojë përhapjen e sëmundjeve infektive ndërkombëtare.

 

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren