Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshqitjes së dheut në rrugën Prizren–Tetovë, gypi transportues nga burimi “Cvilen” drejt rezervuarit “Tusuz” është dëmtuar.
Si pasojë, disa rrugë në qytet do të përjetojnë mungesë furnizimi me ujë dhe rënie të presionit. Rrugët e prekura përfshijnë: Rr. Ramadan Zaskoci, Rr. Beran Gashi, Rr. Astrit Poniku, Rr. Alajdin Xhezairi, Rr. Rugovës, Rr. Dukles, Rr. Sheh Emini dhe Rr. Nore Kelmendi.
“Intervenimi për sanimin e dëmtimit është i vështirë për shkak të kushteve të pafavorshme të terrenit. Ekipet operative janë në terren dhe po punojnë me intensitet maksimal për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
