0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89 (27:18, 15:30, 24:26, 12:15) në Prizren.

Dardanët nisën fuqishëm me 14:2, duke fituar çerekun e parë 27:18, por periudha e dytë ishte vendimtare për mysafirët, të cilët barazuan dhe kaluan në epërsi, duke shkuar në pushim 42:48. Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por Sllovakia ruajti epërsinë deri në fund.

Te Kosova u dalluan kapiteni Lis Shoshi me 18 pikë e 6 kërcime dhe Divine Myles me 21 pikë, 4 kërcime e 5 asistime. Te mysafirët, Maros Golian regjistroi 18 pikë e 18 kërcime, ndërsa David De Julius kontribuoi me 26 pikë e 8 asistime.

Pas kësaj sfide, Kosova ka një fitore dhe dy humbje, ndërsa Sllovakia ka dy fitore në dy ndeshje. Dardanët do të përballen me Shqipërinë si vendas dhe sërish me Sllovakinë si mysafir gjatë muajit korrik./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Lajmet e Fundit