Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress.
Vendaset e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe arritën të krijojnë epërsi që në minutat e parë, duke e kontrolluar plotësisht ritmin e lojës. Me mbrojtje agresive dhe organizim të saktë në sulm, Trepça e thelloi vazhdimisht diferencën, duke mos lënë hapësirë për reagim serioz nga mysafiret.
Junior 06 pati vështirësi në realizim dhe në ndërtimin e aksioneve, ndërsa diferenca në rezultat u rrit nga çereku në çerek./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
