Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta.
Projekti, i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka për qëllim të rrisë sigurinë për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët, pasi deri më tani kjo pjesë nuk ka pasur barrierë mbrojtëse.
“Përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta, kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm, projekt ky i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që do ta rrisë sigurinë për kalimtarët, sidomos për fëmijët, pasi deri më tani kjo pjesë nuk ka pasur barrierë mbrojtëse. Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet edhe shiriti me gjelbërim e lule, që do ta hijeshojë edhe më shumë qendrën historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
