Operacioni për gjetjen e të moshuarit të zhdukur Alush Kastrati po vazhdon me intensitet të shtuar, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit të Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, gjatë ditës së sotme ekipet e tyre kanë vijuar operacionin në terren për gjetjen e 80-vjeçarit nga zona e Rahovec.
Për të rritur mundësitë e kërkimit, në operacion është angazhuar edhe departamenti i paraglajdingut, i cili po kontrollon zonat nga ajri në mbështetje të ekipeve që po kërkojnë në terren.
“Operacioni i kërkimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe me shpresën për ta gjetur sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Ndërkohë, institucionet dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e të moshuarit, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
