Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve.
Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht javës së parë, që nuk është zhvilluar.
Dy takimet janë vendimtare për dy pozitat e para.
Golden Eagle Ylli ndeshet me Vllazninë. Skuadra nga Theranda ka tri fitore e dy humbje, kurse ajo shkodrane dy fitore e tri humbje.
GO+ Peja do të përballet me Apoloninë. Skuadra pejane ka dy fitore e tri humbje, kurse ajo e Fierit, tri fitore e dy humbje.
Në Grupin A në Final 4 janë kualifikuar Besëlidhja me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje dhe kampioni aktual Vëllaznimi me tri fitore e tri humbje.
Final 4 do të zhvillohet javën e ardhshme në Shqipëri.
Liga Unike
GRUPI B
E mërkurë
19:30 Golden Eagle Ylli – Vllaznia
19:30 GO+ Peja – Apolonia
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
