Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 80-91, në kuadër të xhiros së 25-të.
Mitrovicasit e nisën mirë takimin duke mbyll pjesën e parë në epërsi prej tri pikësh, 41-44.
Ndërkohë, në çerekun e tretë dhe epërsia shkoi duke u thelluar dhe në fund ia dolën të fitojnë me 11 pikë dallim.
Më i dalluari në fitoren e kampiones ishte Vining me 22 pikë. Lojë të mirë bën edhe Payne me 18 sosh dhe Kapiti 13.
Tek Ylli me pikë dyshifrore luajtën Smith me 22 dhe Erjon Kastrati me 11.
Kjo ishte fitorja e 22 në kampionat për Trepçën krahas tri humbjeve, e çila tashmë ka siguruar pozitën e parë në sezonin e rregullt. Kurse Ylli pëson disfatën e 14 krahas 11 fitoreve.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
