9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore e Tuberkulozës, e cila përkujtohet çdo 24 mars për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime konkrete drejt eliminimit të kësaj sëmundjeje që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Sipas njoftimit të spitalit, trajtimi i tuberkulozit realizohet në Repartin e Pulmologjisë, ku ofrohen shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Në këtë repart dhe në ambulancën pulmologjike kryhen vizita mjekësore për pacientët me dyshime për tuberkuloz, analiza e këlbazës (BK – baciloskopia direkte) për konfirmimin e tuberkulozit pulmonar, punkcioni pleural për diagnostikimin e tuberkulozit të pleurës, testi i lëkurës (PPD) për identifikimin e tuberkulozit latent si dhe bronkoskopia me lavazh bronkoalveolar për diagnostikim të mëtejshëm, raporton PrizrenPress.

Pacientët që rezultojnë pozitivë pranohen për trajtim në repart, ku u nënshtrohen analizave laboratorike, ekzaminimeve radiologjike dhe procedurave të tjera diagnostikuese. Trajtimi me barna antituberkulare ofrohet falas për të gjithë pacientët.

Në ambulancën pulmologjike realizohet edhe përpunimi i kontakteve, ku infermierët kryejnë ekzaminimin e familjarëve dhe të afërmve të pacientëve, përfshirë radiografinë e mushkërive dhe testin PPD për fëmijët, me qëllim zbulimin e tuberkulozit latent.

Sipas statistikave për vitin 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar gjithsej 66 raste me tuberkuloz, prej tyre 62 raste të reja dhe 4 raste recidiv. Nga këto, 41 raste janë me tuberkuloz pulmonar dhe 25 me tuberkuloz ekstrapulmonar. Të gjithë pacientëve me tuberkuloz pulmonar u është kryer analiza BK, ndërsa 26 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, në Prizren janë regjistruar 31 raste, në Malishevë 17 raste, në Suharekë 13 raste, në Rahovec 4 raste dhe në Mamusha 1 rast, ndërsa në Dragash nuk është regjistruar asnjë rast.

Gjatë vitit janë realizuar 116 punkcione pleurale, 261 teste PPD dhe 466 analiza BK. Po ashtu, të gjithë pacientëve u është kryer edhe testi për HIV. Sipas spitalit, te 39 pacientë trajtimi ka përfunduar me sukses, ndërsa në një rast trajtimi është ndërprerë për arsye shëndetësore, sipas rekomandimit të gastroenterologut. Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Reparti i Pulmologjisë përbëhet nga 6 mjekë pulmologë, 11 infermierë/e, një laborante në ambulancën pulmologjike, një infermiere përgjegjëse për barnat antituberkulare dhe një infermiere për pacientët jo me tuberkuloz. Reparti udhëhiqet nga Dr. Sevim Brina si shefe e repartit dhe Muharrem Purova si kryeinfermier.

Në njoftim thuhet se origjina e kësaj dite lidhet me vitin 1882, kur shkencëtari gjerman Robert Koch zbuloi bacilin e tuberkulozit, një moment historik që hapi rrugën për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Lufta kundër tuberkulozit kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim shoqëror. Çdo hap drejt informimit, parandalimit dhe trajtimit është një hap drejt eliminimit të kësaj sëmundjeje. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë pa tuberkuloz”, thuhet në njoftimin e spitalit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit