“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim të marrëveshjeve”, tha kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në lidhje me rrugën Tetovë-Prizren. Totaj akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës në këtë projekt.

“Në Kosovë ka punime që po realizohen. Ne po ballafaqohemi me mungesë të transparencës dhe me mungesë të informacioneve të sakta se çka po punohet, në çfarë drejtimi po punohet edhe shumë informacione të tjera që do të duhej të ishin publike, që ne nuk i kemi. Por projekti si i tillë, ideja për një projekt të tillë gjithsesi duhet të përshëndetet dhe duhet të besojmë se do të realizohet”, shtoi Totaj.
Totaj sot ndodhet në Tetovë së bashku me shumë kryetar tjerë të komunave nga të gjitha trojet shqiptare në mbledhjen e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon nga ku pritet që të rritet bashkëpunimi rajonal i komunave shqiptare, si në turizëm, ekonomi dhe infrastrukturë./GazetaExpress/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
