Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat të thellë 152:86.
Skuadra nga Gjilani dominoi plotësisht përballjen, duke treguar epërsi në të gjitha aspektet e lojës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për rikthim, raporton PrizrenPress.

Më të dalluarit te Drita ishin Hadis Durguti me 33 pikë dhe Jarvis Walker me 30 pikë, të cilët udhëhoqën ekipin drejt një fitoreje të thellë dhe të merituar.
Me këtë triumf, Drita kompleton finalen e Ligës së Parë, ku do të përballet me Proton Cable Prizreni në një duel vendimtar për titullin dhe ngjitjen në Superligë.
Ndërkohë, skuadra prizrenase do të ketë avantazhin e terrenit vendas në serinë finale, pasi e ka përfunduar sezonin e rregullt në krye të renditjes.
Finalja pritet të sjellë përballje të forta dhe spektakël, me dy skuadrat që synojnë një vend në elitën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
