22.4 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025

Tahiri: Do t’i punësojmë të gjithë ilegalët e veriut

Edita TahiriAsnjë nga serbët që kanë punuar në administratat ilegale në komunat veriore të Kosovës s’do të mbeten pa punë.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se do të krijohet një grup punues, i cili do të hartojë një plan integrimi për stafin tepricë, të cilët në një periudhë brenda tre vjetëve do të sistemohen në njësitë administrative që pritet të krijohen në veri.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Tahiri ka deklaruar se tani janë pjekur kushtet që Brukseli të vihet në veprim për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.

Derisa përfaqësues lokalë të shqiptarëve në veri të Mitrovicës thonë se ilegalët dhe legalët janë bërë bashkë për të penguar kthimin e shqiptarëve në veri, ish-kryenegociatorja Tahiri ka deklaruar se janë vetë ilegalët ata që po pengojnë punën e institucioneve të dala nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Megjithëse nuk është caktuar ende agjenda e takimit ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe homologut të tij, Aleksandër Vuçiq, Qeveria e Kosovës ka renditur temat që planifikon t’i qesë në tryezën e bisedimeve.

Së pari, është drejtësia, së dyti zhbërja e Mbrojtjes Civile dhe së treti krijimi i Asociacionit të komunave serbe. /Koha Ditore/

Më Shumë

Afati kalimtar në basketbollin kosovar mbyllet me përforcime të shumta

Ka përfunduar afati kalimtar në basketbollin e Kosovës për meshkuj dhe femra, duke sjellë shumë lëvizje dhe përforcime në të gjitha nivelet e garës. Klubet...

Sekuestrohet arma e krimit në Prizren

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që u përdor në një rast të rëndë të dhunës që ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit në rrugën...

Lajmet e Fundit