Absurde: Akuzojnë prokurorët e akuzuar

Gjykata-peshorjaKomisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial ka amnistuar prokurorët e akuzuar, duke mos i suspenduar automatikisht nga puna, siç përcaktohet saktë në nenin 23.9 të Rregullore së Komisionit Disiplinor.

Në një hulumtim të bërë nga ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” në RTK, del se prokurorët e akuzuar vazhdojnë të punojnë pa asnjë problem dhe se të njëjtit akuzojnë shkelësit e ligjit.

Ekspertët ligjorë vlerësojnë se vendimi i Komisionit Disiplinor për të mos i suspenduar prokurorët e akuzuar është vendim i kundërligjshëm dhe se amniston prokurorët ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza pikërisht nga kolegët e tyre prokurorë./Telegrafi/

Më Shumë

Subvencionet për kulturë në Prizren nxisin reagime, organizatat kërkojnë më shumë transparencë

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren ka shprehur së fundmi shqetësimin për mënyrën se si Komuna e Prizrenit po e trajton sektorin e...

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Lajmet e Fundit