2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Thaçi çmimin “Doctor Honoris Causa” ia dedikon bashkëluftëtarëve të rënë

thaci tiranMinistri i Punëve të jashtme, Hashim Thaçi, çmimin “Doctor Honoris Causa” të ndarë nga Universiteti Publik i Tiranës, ia ka dedikuar bashkëluftëtarëve të tij të rënë gjatë luftës.

Të hënën ai do të pranojë titullin akademik “Doctor Honoris Causa” “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës” si dhe për “reformat integruese drejt familjes euroatlantike” ndërsa nëpërmjet Facebookut ai ka falënderuar UPT-në.

“Falënderoj Universitetin publik të Tiranës për nderimin e madh që ma kanë bërë duke më ndarë çmimin ‘Doctor Honoris Causa’ që do ta marr në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime bilaterale Shqipërisë”, ka shkruar ai.

“Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë unë ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë.Ne të gjithë përulemi me nderim para veprës së atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë”, ka shkruar veç të tjerash Thaçi.

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Lajmet e Fundit