Tahiri: Serbia do ta njoh Kosovën, para se të hyj në BE

Edita TahiriMinistrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se Serbia po e negocion hyrjen e saj në Bashkimin Europian pa Kosovën në hartën e saj. Tha se pas përfundimit të dialogut do të njeh pavarësinë e Kosovës.

Edita Tahiri thotë se Serbia nuk po ia thotë popullit të saj, por se në të vërtetë po tenton të bëhet pjesë e BE’së pa Kosovën në hartën e saj.

“Serbia ka interesat e veta, dëshiron të bëhet shtet anëtare e Bashkimit Europian prandaj dhe ky dialog po ka dhe do të ketë sukses dhe mund të iu them që në fund të këtij dialogut, do të zgjatë disa vite deri në anëtarësimin edhe të shtetit të Kosovës edhe të Serbisë në BE por para se të hy Serbia në Bashkimin Europian do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe atëherë mund të pranohet”, tha Tahiri në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Sa i përket deklaratave të Ministrit Aleksandar Jablanovic, Tahiri tha se Qeveria nuk merret me debate.

“Qeveria duhet me iu shërby qytetarëve dhe jo të merret me debatet politike”, tha ajo.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit