Haradinaj falënderon protestuesit: Qeveria ka mbetur pakicë

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në përfundim të protestës gjithëpopullore të thirrur në Prishtinë nga Vetëvendosje dhe “Thirrjet e Nënave”, iu ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësve.
Ndërkaq, ai ka harruar që të komentojë në lidhje me protestuesit e dhunshëm që demoluan një pjesë të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe lokaleve afariste në shesh.

“Falënderim të veçantë për anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që iu përgjigjën masovikisht nga mbarë Kosova ftesës sonë për protestën e sotme gjithëpopullore në Prishtinë”.

“’Thirrjet e Nënave të Gjakovës’, minatorët e Trepçës, organizatat e dala nga lufta, qytetarët nga çdo cep i Kosovës, rinia, studentët, dhe shumë OJQ i dhanë madhështi protestës, e cila me të drejtë cilësohet si më masovikja pasluftës”.

“Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetë pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit