Vetëvendosje: Dhuna nuk ishte pjesë e skenarit të protestës

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se rreth 30 mijë qytetarë kanë marrë pjesë sot në protestën e cila ishte e organizuar nga kjo lëvizje dhe shoqata “ Thirrjet e Nënave” kundër ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të “Trepçës”.

“Mbi 30 mijë qytetarë sot marshuan në protestën më të madhe pas luftës, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ kundër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës. Masa e protestuesve fillimisht u tubua në platonë para Bibliotekës Kombëtare, ku u zbarkuan dhjetëra autobusë me qytetarë, që erdhën nga të gjitha qendrat Kosovës. Marshi dinjitoz i protestuesve vazhdoi nëpër rrugën George Bush, Sheshin Nëna Terezë, për t’u ndalur para Qeverisë”, thuhet në një kumtesë të VV-së.

Përmes një reagimi tjetër, Vetëvendosje ka thënë se dhuna që ka ndodhur nuk ka qenë pjesë e skenarit të protestës.

“Ato që kanë ndodhur jashtë marshit dhe skenarit për të cilin ishim dakorduar nuk janë pjesë e protestës. Një grup i vogël njerëzish në protestë nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi. Po ashtu dënojmë ashpër dëmtimin e lokaleve private në shesh”, thuhet në kumtesë. “Gjithashtu, duam të potencojmë që dy protestuesit e arrestuar nga Policia e Kosovës nuk janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit