8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

PDK dënon deklaratat nxitëse të tensioneve të “çdo ministri”

PDK-keshilli drejtuesPartia Demokratike e Kosovës ka dalë me një deklaratë për media në lidhje me protestën e thirrur nga Vetëvendosje për ditën e nesërme në Prishtinë.

PDK thotë se respekton të drejtën ligjore, kushtetuese dhe demokratike të qytetarëve për të protestuar, por, për PDK-në, janë të papranueshme thirrjet kërcënuese dhe ultimative ndaj institucioneve legjitime.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për thirrjet që debatet nga Parlamenti të barten në sheshe, ngase paraqesin rrezik për funksionimin e demokracisë. Aktet e dhunës ndaj institucioneve, policisë së Kosovës, pronës private, si dhe sulmet fizike ndaj qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës, janë krejtësisht të papranueshme. Njëherësh, PDK dënon ashpër sulmet edhe ndaj gazetarëve”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

PDK, po ashtu, konsideron se deklaratat e papërgjegjshme të çdo ministri që nxisin tensione ndëretnike, janë të papranueshme për realitetin e ri politik.

Partia Demokratike e Kosovës njëkohësisht ka dënuar sulmet ndaj përfaqësive diplomatike, e që, sipas PDK-së, “po këto përfaqësi janë prej shteteve të para që kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë besim në institucionet kushtetuese, ku është vendi të shtrohen dhe zgjidhen të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve.

PDK kërkon nga partitë politike parlamentare që të reflektojnë përgjegjësi publike ndaj qytetarëve dhe institucioneve, dhe të shmangen nga keqpërdorimi i pakënaqësive reale të qytetarëve me qëllim të përfitimeve politike.

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën...

Lajmet e Fundit