13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Nëna e dëshmorit: “Thirrjet e Nënave” u manipuluan, dilni në protesta

Proteste-thirrjet e nenaveDuket se organizata joqeveritare “Thirrjet e Nënave” është manipuluar. Kështu së paku shkruan në një letër të dërguar në adresën e Telegrafit nga një nënë e një dëshmori.

Bëhet fjalë për Sanije Berishën, nënën e dëshmorit Ilir E. Berisha, e cila thotë se shoqata ku bën pjesë edhe vetë, është e manipuluar dhe se vendimi për mospjesëmarrje në protestën e sotëm nuk është diskutuar në organet e forumit të OJQ-së.

Ajo u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj OJQ-e dhe se u kërkon qytetarëve të dalin në numër sa më të madh në protestë.

Ja letra e pacensuruar e nënës së dëshmorit, Ilir E. Berisha, Sanijes:

“Jam Sanije Berisha nena e deshmorit Ilir E Berisha, jam gjithashtu edhe anetare e shoqates ‘Thirrjet e Nenave’ dhe ju bej te ditur se distancimi nga protesta e neserme ne emer te ‘Thirrjeve te Nenave’ eshte bere ne menyre individuale (ndoshta edhe e manipuluar). Nuk kemi pasur as edhe nje bisede e lere me nje mbledhje ku do ta merrnim kete vendim, qe nuk eshte vendim i te gjitha nenave .Jam tejet e shqetesuar per kete lajm qe po qarkullon ne rrjetet sociale dhe ju bej te ditur qe neser unë do te jem ne proteste dhe shpresoj qe edhe shume nena te tjera do te vine sepse qellimi eshte i ditur shkarkimi i ministrit Jabllanoviq i cili na fyu me fjale shume te rende EGERSIRA. Dhe gjithashtu dua te falemderoj VV per perkrahjen e vazhdueshme dhe jo vetem tani por nga dita e pare qe eshte formuar edhe si KAN. Dua te cek se ata jane cdo here me ne dhe ne Gjakove dhe ne Prishtine kudo ku jemi ne nenat e Kosoves. Nga zemra i falemderoj djemte dhe vajzat ne krye me Albin Kurtin si dhe gjithe ata qe na perkrahen te shtunen dhe shresoj do te na perkrahin edhe neser ne protesten gjithe popullore Jabllanoviq jashte ! Trepca eshte e jona!”.(sic)

Ndryshe, koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, Driton Çaushi në konferencën që u organizua nga subjekt politik për protestën e sotme që do mbahet në Prishtinë ka komentuar edhe tërheqjen e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakte me kryetaren e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova dhe i ka thënë që nuk mund të jetë në Prishtinë për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa nënat tjera kanë pasur një hezitim për t’iu bashkuar protestës.

Sipas Çaushit, kjo ka ndodhur si pasojë e shantazheve të dy partive politike në Gjakovë, ndërsa ka lënë të nënkuptohet që njëra mund të jetë AKR-ja e Mimoza Kusarit, parti në të cilën pati kandiduar edhe Nesrete Kumnova për deputete të Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare. /Telegrafi/

Më Shumë

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit