Çfarë ‘befasie’ ka AAK-ja sot?

ramush haradinaj me strukturen e partiseAleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se sot kësaj partie do t’i bashkohet një degë e rëndësishme e Lypjanit, por që nuk është treguar se nga cila parti.

“Sot (në 14:00 h, konferencë për media në AAK) bashkohet me AAK-në një degë e rëndësishme e Lypjanit.Sot (e enjte), në orën 14:00, në selinë e Aleancës ër Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Prishtinë, zhvillohet ceremonia solemne e bashkimit me AAK-në i strukturave të degës së një subjekti tjetër politik të Lypjanit.

Para mediave do të prezentojnë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidershipi dhe aderuesit e rinj të kësaj dege.Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj që ta përcjellë këtë konferencë për media, thuhet në njoftimin e Departamentit të Informacionit i AAK-së. /Zëri/

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit