7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Grabovci: Jabllanoviqi të japë dorëheqje

Adem Grabovci-pdk14Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se ministri i Kthimit, Aleksandar Jabllanoviq, ka obligim moral që të jap dorëheqje pas deklaratave të tij.

Grabovci thekson se përveç obligimeve ligjore, ka edhe obligime morale të cilave duhet t’u përmbahemi në mënyrë që të krijohet një stabilitet në vend.

“Së pari përveç obligimeve ligjore që na obligon vota e qytetarëve, ka edhe obligime morale, të cilat janë edhe më obligative se ato ligjore. Jabllanoviqi pas gabimit që bëri është dashur të ofrojë dorëheqjen dhe të respektoj edhe komunitetin serb në vend dhe të gjitha komunitetet e tjera”, ka thënë Grabovci për Indeksonline.

I pyetur nëse ministri i Kthimit duhet të shkarkohet nga kryeministri Isa Mustafa, Grabovci tha se kjo është kompetencë e tij, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Është qeveria, është kryeministri dhe aty nuk preferoj të përzihem, vetëm duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, çdo masë që merr qeveria unë do ta përkrah. Vendimi duhet të jetë me kërkesat dhe stabilitetin e vendit”, tha Grabovci./Indeksonline/

Më Shumë

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të...

Lajmet e Fundit