15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Familja Berisha ia falë gjakun e djalit, familjes së dëshmorit, Ymer Shala

duartBesim Berisha ia ka falur gjakun e djalit familjes së dëshmorit, Ymer Shala në Jeshkovë të Prizrenit. Pajtimi i këtyre dy familjeve është arrit dhjetë ditë pasi që Ukshin Shala, djali i dëshmorit Ymer Shala, aksidentalisht privojë nga jeta Gjelbrim Berishën.

Pajtimi i tyre është arritë si rezultat i angazhimit të Këshillit të Pajtimit të prirë nga Fetah Bekolli,Zafir Berisha, Florim Islamaj Agim Maçkaj Mehmet Shala dhe Hoxha i fshatit Malësi e Vërrinit Samedim Maçkaj.

Babi i të vrarit Besim Berisha, pasi fali gjakun e të birit Gelbrimit,tha se “kjo vrasje ishte aksididentale dhe se miqësia mes këtyre dy familjeve do të vazhdojë pasi që edhe familja Shala e ka ndier si dhimbje të madhe vrasjen e Gjelbrimit”.

Ndërkaq  Fidan Shala tha se ky pajtim ka gëzuar gjithë fshatin Jeshkovë.

“Fshati Jeshkovë është fshat i vogël dhe kjo vrasje aksidentale ishte e para në këtë fshat” .

“Prandaj, këtij pajtimi i janë gëzuar të gjithë”.

Anëtarët e Këshillit të Pajtimit janë shprehur të gëzuar që kanë arrit të pajtojnë këto dy familje.

“Këto dy familja do ta vazhdojnë miqësinë dhe fqinjësinë e hershme që kishin mes veti”, ka thënë Fetah Bekolli nga Këshilli i Pajtimit. /TV BESA/

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit