29.6 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

A po i shërben Haxhi Avdyli PDK-së ?

faruk dakaj vvShkruan: Faruk Dakaj

Prizrenasit nuk vuajnë vetëm nga keq-qeverisja e Ramadan Mujës me akraballëkun e tij, por edhe nga ata që populli që i ka votuar të jenë kritikë ndaj keq-qeverisjes në Prizren. Pra, ne si shoqëri nuk kemi dëme vetëm nga pozita, por edhe nga opozita të cilët luajnë rolin e satelitit të pushtetit në Prizren. LDK opozitarizmin në Prizren e fokuson më shumë ndaj opozitës sesa ndaj pushtetit, të çoroditur nga etja për pushtet dhe përfitime të majme që kishin në kohën e pushtetit të Eqrem Kryeziut, tash sillen sikur të ishin në aventurat e pushtetit, nostalgjia e dikurshme tash ju duket si realitet në kohën e sotshme.

LDK në Prizren duhet të krijojë një standard të kritikës. Ajo duhet te përcaktohet a është opozitë apo hije dhe bashkëpunuese me PDK-në. Kujt duhet t’i shërben Haxhi Avdyli, PDK-së apo qytetarëve? Nëse ai mendon t’i shërbejë PDK-së, atëherë nuk ka nevojë të proklamojë veten si kryetar opozite, sepse subjektit që ai i shërben në Prizren është PDK-ja, asamblistët e këtij subjekti politik në Prizren janë fare pak kritik, që t’mos themi aspak ndaj pushtetit lokal në Prizren. Shpresojmë që Haxhi Avdyli dhe asamblistët e tij të LDK-së të reflektojnë ndryshe ndaj pushtetit, të mos bëhen marionetë e tyre, sikur që ishin deri me tash.

Në vitin 1999, menjëherë pas luftës, kur PDK mbante tubime për konsolidimin e degëve të saja, Haxhi Avdyli merrte pjesë në tubimet publike në atë kohë që organizohesh nga PPDK-ja, siç ishte rasti në lagjen “Arbana” ku publikisht u bënte thirrje qytetarëve të rreshtoheshin në krah të subjektit të atëhershëm PPDK, tash PDK, i pranishëm në atë tubim publik ishte edhe Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe inicuesi i atëhershëm I krijimit të nëndegës së PPDK-së (PDK-së) në lagjen”Arbana”, Mursel Plakiqi.

Tash shtrohet pyetja, a kanë diskutuar në ndonjë mbledhje të kryesisë së LDK-së për diplomën e Haxhi Avdylit?

T’ paktën që ata të jenë të informuar për koston e diplomës tij të jashtëligjshme në Universitetin ECPD, pjesëmarrjen e tij nëpër tubimet e PDK-së në kohën e themelimit të saj.

A është diskutuar nëpër forumet e LDK-së mbështetja që asamblistët e LDK-së vazhdimisht I japin PDK-së në seanca të KK Prizren? Pushteti I PDK-së nuk mund të kishte fuqi kaq shumë sikur most a kishte suportin e tij tradicional Eqrem Kryeziun dikur, tash Haxhi Avdylin me asambleistët e tij në kohën e sotshme.
LDK nuk jep shpresë, sepse është PLDK.

Më Shumë

Prizreni sfidon Ramiz Sadikun në Prishtinë

FC Prizrenit do të zbresë në fushë të mërkurën më 27 gusht 2025, ku do të përballet me KF Ramiz Sadikun në stadiumin “Ramiz...

Gjermania mbështet inovacionin dhe zhvillimin e ITP-së në Prizren

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren po shndërrohet në një qendër rajonale të inovacionit falë bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Ky kompleks, i...

Lajmet e Fundit