Demaçi uron të gjithë qytetarët “të gëzuar e të dëshpëruar”

Adem DemaciVeprimtari i njohur i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka uruar të gjithë qytetarët për shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “ të gëzuar e të dëshpëruar” siç është shprehur ai.

“Nuk derdhëm gjak kot, por me të drejtë. Lirinë do ta mbrojmë. Kosovën do ta mbrojmë”, është shprehur Adem Demaçi.
Sa i përket veprimeve të qeverisë së re, ai pret që shumë shpejtë kryeministri Isa Mustafa të veprojë në mënyrën e duhur për të ngritur ekonominë e vendit.

Në një intervistë për RTK1, Adem Demaçi, ka thënë se duhet të vendoset në rend të parë bujqësia dhe se industria e lehtë sipas tij do të hapte vende të reja të punës.

Ai ka përsëritur idenë për rishikimin e të gjitha privatizimeve dhe “të fillohet një privatizim jo i tipit që na u është imponuar neve”.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit