Thaçi paralajmëron padi ndaj Serbisë

Hashim Thaci14-24Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”.

“Aktualisht jemi duke diskutuar dhe punuar në këtë aspekt”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova do ta dërgojë këtë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pas vlerësimit të “rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare”, por pa specifikuar se kur do të ndodhë dorëzimi i kësaj akuze.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”, ka thënë Thaçi.

“Pasi që Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ne do të mundohemi të gjejmë rrugë ligjore për ta adresuar këtë padi kundër Serbisë, për gjenocidin e kryer”, ka bërë të ditur numri dy i Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit