Ministri Imet Rrahmani, vizitoi Spitalin e Prizrenit

ministri-600x330Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i shoqëruar edhe nga dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , ka vizituar të mërkurën Spitalin Rajonal të Prizrenit, me ç’rast ka zhvilluar një bisedë të gjatë me drejtuesit e institucionit më të lartë shëndetësor në Prizren. Ai tha se sipas informacioneve që posedon , në këtë institucion bëhet një punë e mirë dhe profesionale për shërbime të duhura mjekësore. Në anën tjetër, drejtori i spitalit të Prizrenit,dr. Afrim Avdaj, tha se gjatë bisedës me drejtuesit më të lartë të sektorit të shëndetësisë në vend, kemi paraqitur kërkesën tonë, tha ai, që të na mundësohet vendosja e një aparati të ri të CT-së, pasi po na shfaqen probleme me pajisjen ekzistuese.

Lidhur me këtë kërkesë të drejtorit Avdaj, ministri Rrahmani dhe dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thanë se do të angazhohen maksimalisht që të sigurohet kjo pajisje për nevojat e spitalit të Prizrenit. Në këtë takim, gjithashtu është diskutuar për aplikimin e reformave të cilat janë ndër prioritetet e ministrisë së shëndetësisë.

Para se të vizitonin Spitalin e Prizrenit, në orët e para të ditës së sotme, ministri Rrahmani ka vizituar edhe drejtuesit e QKMF-së në Prizren, të cilët për këtë vizitë kishin ftuar vetëm mediet të cilat ata i preferojnë , që është një dukuri tejet injoruese ndaj medieve tjera nga drejtuesit e QKMF-së…./TV Prizreni/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit