Doli nga shtypi numri i njëmbëdhjetë i periodikut “Kosovo’s New Diplomat”

Kosovo’s New DiplomatMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka botuar numrin e njëmbëdhjetë të periodikut dymujor, “Kosovo’s New Diplomat”.

Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar aktivitete dhe qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.

Ky numër i “Kosovo’s New Diplomat”, i botuar në 16 faqe, fokusohet në dy procese shumë të rëndësishme të cilat kanë karakterizuar këtë periudhë, numrit të njohjeve gjatë muajit qershor si dhe vendimit të Këshillit Evropian për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit (SAA), ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu, në brendësi të këtij numri mund të lexoni:

– Pesë pyetje për Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, me titull “Kroacia, vëmendje të posaçme marrëdhënieve me Kosovën”.
– Një shkrim për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe forumit që është mbajtur në Prishtinë, rreth kësaj çështjeje.
– Thekse nga takimi i Kryeministrit Thaçi dhe Ministrit Hoxhaj me Zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.
– Një shkrim rreth anëtarësimit të Kosovës në Bankën e Këshillit të Evropës.
– Një shkrim nga Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, me titull “Kroacia ta udhëheq Ballkanin drejt BE-së”.
– Prezantimin e gjerë të aktiviteteve të shumta si dhe konkluzioneve të konferencës ndërkombëtare “Java e Tolerancës dhe Pajtimit”, që është zhvilluar në muajin maj në Kosovë.

Buletini dymujor “Kosovo”s New Diplomat” është një kanal inovativ i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.

Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.

“Kosovo”s New Diplomat” është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit “KS TALKS EU” të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit