S’ka fakte që Mertol Genc është zënë në bordele

Flamuri turkAmbasada turke në Kosovë nuk ka informacione që drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Mertol Genc, është zënë nga Policia e Kosovës në njërin nga bordelet në qytet, siç është raportuar dje në disa media.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtaren e lartë të ambasadës turke, Ahenk Dereli e cila ka thënë se ambasada nuk ka të dhëna që Mertol Genc është zënë nga Policia e Kosovës në shtëpi publike ilegale.

“Ne nuk kemi informacion që diçka e tillë ka ndodhur. Dje e kemi parë në media dhe e kemi ngritur si çështje në Ambasadë, por nuk kemi të dhëna që një rast i tillë të ketë ndodhur”, ka thënë për Indeksonline, Ahenk Dereli, zyrtare e lartë në Ambasadën Turke në Kosovë.

Rasti është thënë që ka ndodhur në tetor të vitit 2009, por që deri më sot nuk është raportuar asnjëherë.

Indeksonline ka marr përgjigje edhe nga Policia e Kosovës sipas së cilës, me datën 27.10.2009, Policia e Kosovës ka inicuar një rast Trafikim me Qenie Njerëzore, ndërsa kallëzimi për këtë rast është dërguar në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës.

“Në rastin në fjalë janë arrestuar dy shqiptarë/kosovarë për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa janë identifikuara dy viktima te trafikimit shtetase moldave”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Po ashtu sipas policisë, në këtë rast, dy shtetas turk kanë qenë në cilësinë e dëshmitarëve dhe janë intervistuar me këtë status sikurse të gjithë dëshmitarët apo të pranishmit e tjerë.

Më Shumë

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit