Kolonë e gjatë në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri (Foto)

Kolonë e gjatë e automjeteve sot në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, në Morinë.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka postuar në profilin e tij në Facebook dy foto dhe ka kritikuar dy qeveritë, të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Çfarë ironie! Se edhe në Shqipëri edhe në Kosovë qeveriset nga komunistët mund të shihet në Morinë sot. Kolona 10 km kurse trupat kufitare të dy shteteve kontrollojnë çdo veturë. S’kanë faj! Çdo veturë dhe çdo individ mund të jetë armik i brendshëm. Shpirti i Stalinit në Evropë jeton vetëm te qeveritë shqiptare”, ka shkruar Arifi.

Morine-kolona1

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit