Lirohet Biznesmeni Aziz Tafaj

Është liruar biznesmeni Aziz Tafaj që ishte ndaluar të martën nga policia e krimeve ekonomike.

Tafaj është njëri nga aksionarët e ish-ndërmarrjes shoqërore NBI Suhareka që pas privatizimit mori emrin “Agrokosova Holding”.

Lajmin për lirimin e tij e bëri të ditur për KALLXO.com avokatja e Tafajt, Shpresa Berisha.

Seanca e caktimit të masës së sigurisë për Tafajn u zhvillua në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Prokurori i rastit ka kërku me u caktu paraburgim ndaj Aziz Tafajt, po gjykata ia ka refuzu kërkesën me arsyetimin se nuk ka bazë për caktimin e paraburgimit,” tha avokatja Berisha.

Ajo njoftoi se klienti i saj tashmë ndodhet në liri.

Avokatja tregoi edhe për çfarë po dyshohet biznesmeni Aziz Tafaj.

“Vepra për të cilën dyshohet është keqpëdorim i autorizimit në ekonomi, dyshohet se ka keqpërdorur një autorizim të “Agrokosova Holding”-ut,” sqaroi avokatja.

Ajo shtoi se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë.

Aziz Tafaj bashkë me partnerin e tij italian në “Agrokosova Holding” Roberto Migoto dhe Shaban Tafajn qe arrestuar edhe në tetor të vitit të kaluar, pasi kishte tentuar të hyjë në ambientet e kësaj kompanie.

Në shtator të 2014-ës, aksionarit tjetër, gjithashtu italian të ish-NBI Suharekës Gianfranco Fantineli gjykata ia lejoi hyrjen në këtë ndërmarrje.

NBI Suhareka u privatizua në vitin 2006.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit