10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Në Malishevë u shënuan 100 raste të pickimit nga rriqrat

Shkon në 100 numri i personave të pickuar nga rriqrat në Malishevë, 10 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, por gjendja e tyre nuk është shumë e rëndë.

Kreu i Komunës së Malishevës kërkon më shumë përkrahje nga institucionet qendrore.

Rritja e temperaturave dhe prania e lagështirës shton shqetësimin e banorëve të Komunës së Malishevës nga pickimi i rriqrave. Ky shqetësim tashmë ka marrë përmasa të mëdha. Binak Gashi, banor nga fshati Balincë i kësaj komune, thotë se familjarisht jetojnë me frikë, pasi ky fshat ka pasur edhe viktima nga Ethet Hemorragjike të shkaktuara nga pickimi i këtyre insekteve.

Shqetësimi nuk është i vogël as për institucionet lokale. Sipas kreut të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, këtë vit komuna është lënë në harresë, sa i përket kësaj çështjeje.

Por, sipas mjekut Aziz Thaçi, kujdesi parësor shëndetësor është mjaft i përgatitur për çdo situatë, ndërsa muajt e parë të këtij viti, ndryshe nga vitet e mëparshme, kanë pasur një numër më të vogël të personave të prekur nga Ethet Hemorragjike, kjo për shkak të kushteve deri tash të pafavorshme për këto insekte, thotë ai.

Në komunën e Malishevës, nga ethet hemorragjike, vitet e kaluara kanë pësuar 14 persona të moshave të ndryshme. Këtë vit deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 persona të infektuar, ndërsa sipas kreut të komunës, gjendja e tyre nuk ka qenë shumë e rëndë. Në vitin 2014 janë bërë disa spërkatje në oborret dhe rrugët e zonave endemike, është bërë edhe repelimi i kafshëve, ndërsa është provuar edhe spërkatja nga ajri./RTK/

Më Shumë

Arinjtë vizitojnë vendbanimet në disa rajone të Prizrenit

Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët...

PDK-ja dhe Vetëvendosja bëjnë koalicion për balotazhin në Dragash

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit. Lajmin...

Lajmet e Fundit