Caparci bëhet me xhami

Në fshatin Caparc të Prizrenit ka filluar sot ndërtimi i xhamisë. Kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Lutfi Ballek tha se ndërtimi I kësaj xhamie do të shërbejë për banorët e këtij fshati.

“Është kënaqësi që Komunës së Prizrenit po i shtohet edhe një xhami, e cila do të shërbejë për banorët e këtij fshati”, tha Ballek.

“Xhamia është një konak për të gjithë”.

I ndjeri Osman Thaçi nga Caparci kishte lënë amanet që të ndërtohet një xhami në fshatin tij. Vëllai i Osmanit, Azemi tregon se për të realizuar këtë amanet ka lëshuar 10 ari tokë.

“Osmani ka lënë amanet që të ndërtojmë një xhami. Unë e kam lëshuar truallin dhe tash presim përkrahje nga të tjerët”./TV Besa/

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit