3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Veprimet simptomatike të Arben Idrizit?!

gazmend-islamiGazmend Islami
Askush nuk duhet të kapërcejë njëfarë kufiri të përcaktuar nga gjykimi ynë si popull, me fjalë të tjera, ai nuk duhet të kalojë atë që ne e quajmë “Kufiri i gjendjes normale të mendjes”. Tash nuk di si ta arsyetojmë veprimet e tij apo ndoshta i ka bërë me qëllim që opinioni ta njoh për burrë të mençur vetëm se kur njeriu kryen një veprim të tillë ai duhet të jetë në gjendje të pranoje gabimin e procesit të tije psikik.

Veprimet simptomatike të Arben Idrizit janë realizim i një synimi ndoshta të pavetëdijshëm sepse kjo që ky ka shkruar është formë e turbulluar e veprimit të tij të qëllimshme që të mbulohet nën maskën e keqkuptimit. Për të dalë nga kjo situatë e jashtëzakonshme është tepër vështirë për një qytetar normal sepse këto veprime nuk e njohin keqkuptimin si shfajësim.

Veprimet simptomatike në raste të shpeshta që kryhen në kushte të caktuara apo të izoluara bëjnë që karakteri i një njeriu të ngatërrohet me teket e tij për diçka, të gjitha këto i shkojnë mirë A.I për shkrimet e tij karshi gjithë asaj që është shqiptare, shkurt ky e donë një botë të dizajnuar sipas qejfit të tij. Kosova dallon për shumë gjëra nga Evropa dhe Amerika, e para është se dallimi fillon me ndërtimin e shtetit dhe të kuptuarit e tij.

Për mos të hyrë tek tezat e Lubonjës dhe Idrizit që ne nuk jemi pasardhës të Ilirëve, Skënderbeu është mit, e Nënë Tereza nuk është shqiptare, por shkrimi skandaloz i fundit i Arben Idizit ku çmenduria e tij shkoi edhe aq largë duke e quajtur vrasëse Komandantin Legjendar Adem Jasharin. Këtë figurë markante të Kombit që pa fije turpi shoqëria” moderne e shkolluar dhe edukuar” për të pjellë fantazinë e asaj atë që kishte thënë sërbia me 1998 menjëherë pas flijimit të familjes Jashri po e thotë Lubonja dhe Idrizi që të dy kanë ngrehur të njëjtën akuzë kundër UÇK-së ashtu siç e bëri Serbia dhe Carla del Pontë. Flm “kulturë e ndyrë e qytetërimit shqiptar” që u rrite dhe u shkollove nën tingujt e baladave të këngëve epike se si duhet dashur atdheun.

Pa dashur të fyejmë dikë personalisht, elita intelektuale në Kosovë është rritur me dëshirën e të qenit në majë të vëmendjes së qytetarëve dhe pushteteve, pak luante rol çështja e qytetarëve dhe vendit tonë. Tek kjo frymë kishte dashuri për të hollat dhe pushtetin, kjo më së miri vërehet në kohën kur është dashur të ngritët zëri për Kosovën Republikë me 1981. Krejt pak duke përfshirë gazetarë, profesorë, akademik, politikan nuk përbënin më shumë se 2 përqind që u vunë në përkrahje të djalërisë sepse pajtoheshin me kockat që lëpinin për çdo ditë. Për t`i vërtetuar të gjitha këto, mjafton të lexohen në arkivin gazetës Rilindja, aty gjenë shumicën e deklaratave që dënohen pamëshirshëm të gjithë ata që ishin për barazi. I vetmi prej asaj elite politike që u ngrit ishte i madhi Ukshin Hoti që hapur doli dhe tha „unë jam me popullin e jo me politikën“ ndërsa sot , shumë nga kolegët e tij që ishin, kanë poste të ndryshme nga kryetar partish e deputet dhe na japin leksione për patriotizmin. Pra kemi të bëjmë me dy bota krejt të kundërta, njëra është “elita intelektuale” që ishte në shërbim të politikave ditore dhe janë edhe sot” dhe kemi popullin që janë dhe ishin të gatshëm për vetëmohim dhe vetëflijim.

Në këtë grupin e parë hynë edhe Arben Idizi dhe shumë intelektual të tjerë që e dëshirojnë ta demitizojnë Adem Jasharin dhe luftën e UÇK-së. Është vështirë të kuptohet se cili njeri i cilit do profil qofshin ata i dhënë të drejt vehtes që njeriun Komb ta quajnë vrasës të familjes së vetë. Para se ky të shkruaj këtë thash mos është Lapsus në të shkruar apo mos është lapsus në të menduar por erdha në përfundim se, ky dhe shumë të tjerë janë zëdhënës të Tribunalit të Hagës. Pse thashë më herët se dallojmë shumë nga vendet e BE dhe Amerika, se ato dinë të respektojnë dhe kultivojnë vlerat e tyre kombëtare, duke respektuar vehten kulturën dhe historinë e vet, në këtë mënyrë respekton edhe kulturat dhe popujt tjerë, duke urryer dhe duke nënçmuar vlerat e Kombit tuaj nuk mund të kesh vlera as për popujt e tjerë.

Për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij janë përulur edhe burrat më të mëdhenj të botës sepse ai është rast unikat në historinë e re botërore. Arben Idrizi kurrë në jetën e juaj nuk do të mund të dallosh luftën dhe individin, vrasësin dhe të vrarin, luftëtarin dhe dezertorin, heroin dhe tradhtarin. Krejt në fund kur t`i të tretesh në mendimet e juaja për të kërkuar vrasësit shqiptar kujto Adem Jashairn, Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin, Hakuif Zejnullahun, Ilaz Kodrën,Fehmi Lladrofcin,Sali Çekajn,Luan Haradinajn,Shkelzen Hradinajn, Adrian Krasniqin, Mujë Krasniqin, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin të gjithë këta do të pyesin a jemi ne vrasës. Turp të kesh………..
Autori është analist dhe gazetar

Më Shumë

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

Lajmet e Fundit