Asllanaj: Disa deputetë të LDK-së s’janë në Këshill se nuk i respektuan vendimet e partisë

Sali Asllanaj ka vlerësuar se procesi i brendshëm zgjedhor në LDK ka qenë demokratik dhe nuk ka pasur shkelje të statutit e të procedurave.

Ai ka thënë se Isa Mustafa e ka marrë besimin e plotë të delegatëve në Këshillin e Përgjithshëm për të drejtuar edhe një mandat LDK-në dhe e ka kundërshtuar deklaratën e Fatmir Sejdiut se Mustafa e ka kapur LDK-në.

Kryetari i komunës së Therandës, Sali Asllanaj tha për ‘Epokën e re’ se disa deputetë nuk janë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për shkak e nuk i kanë respektuar vendimet e partisë në Kuvendin e Kosovës.

Ai beson se brenda kësaj jave do të zgjidhet kryesia e re.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit