Vritet një polic në Lazarat

Një polic i forcave speciale të RENEA-s ka mbetur i vrarë të mërkurën në fshatin e Lazaratit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës ndërsa sipas njoftimit të policisë, efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat.

Ngjarja ka ndodhur kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit.

Emri i viktimës ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake dy efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës, raporton gazeta Shekulli.

FNSH dhe policia tentuan ditën e sotme të hynin në brendësi të fshatit, por u sulmuan nga disa banorë me armë zjarri të rënda si, automatikë dhe snajperë.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit