8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

MAShT ndau mirënjohje për Dr. Papas Antonio Belushin

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot albanologun Dr. Papas Antonio Belushi, të cilit i ka ndarë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare në shtrirje gjithëkombëtare, si dhe për kontributin e tij të veçantë me veprën “Arbërorët –arvanitë një popull i padukshëm”.

Bajrami tha se është nder i veçantë, që ta presë dhe të ndajë mirënjohje për albanologun Belushi, duke çmuar lartë kontributin e tij për kulturën shqiptare.

“Është një nder i veçantë për Ministrinë e Arsimit, por edhe për Qeverinë e Kosovës, që të presim veprimtarin e madh, albanologun dhe etnologun e çështjes shqiptare, z. Antonio Belushi, një albanolog i shquar i çështjes arbëreshe, i cili ka krijuar vepra dhe gjithë jetën ja ka kushtuar studimeve të albanologjisë, jo vetëm në Kalabria dhe në territoret ku ai ka jetuar, por edhe më gjerë”, tha Bajrami.

Ministri, po ashtu tha se, Belushi është një personalitet me të cilin krenohet kombi ynë, ndërsa theksoi se ai po e viziton Kosovën tashmë të pavarur.

Ndërsa, Dr. Papas Antonio Belushi, shprehu falënderimin e tij për mirënjohjen e ndarë, ndërsa foli për historinë e arbëreshëve dhe për punën e tij me qëllim që të vë në dukje shqiptarët që prej qindra vitesh jetojnë në Itali, Greqi, por edhe më gjerë.

“Unë ndihem kosovar me shpirt, sepse këtu u bëra burrë. Si njeri i lidhur me letërsinë, këtu pata profesorët më të mëdhenj, duke ardhur për çdo vit në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare…”.

Në këtë takim mori pjesë ministrja pa Portofol, Edita Tahiri, e cila tha se arbëreshi Belushi është një ndër liderët kombëtar e shpirtëror të kombit shqiptar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit